Spanja po e mban në këto momente festën fituese si kampion bote.

Madridi i stërmbushur me tifozë po i pret heronjtë e saj, të cilët i sollën këtë kupë për herë të parë pas 16 vitesh.

Këtë festë po e shijon në maksimum 19-vjeçari, Lamine Yamal i cili mbajti një baner me mbishkrimin“Ngjarja e vitit, Pjesa 7, Paredes kundër Gavi”, në referencë të një përleshje mes Gavit dhe Leandro Paredes pas përfundimit të finales.

Spanja, kujtojmë se e mposhti Argjentinën me rezultat 1-0 pas golit të Ferran Torres në vazhdime./IndeksOnline/