Yll Limani dhe Rina Balaj publikojnë bashkëpunimin e ri muzikor “Pa ty”

Yll Limani dhe Rina Balaj kanë prezantuar për publikun bashkëpunimin e tyre më të ri muzikor, të titulluar “Pa ty”.

Dy artistët e njohur kanë shkrirë talentet e tyre në një këngë që sjell një kombinim të veçantë të stileve të tyre artistike.

“Pa ty” vjen e shoqëruar me një videoklip modern, i cili thekson atmosferën e këngës me imazhe të kuruar dhe një estetikë të veçantë.

Kjo krijimtari e re pasqyron frymën artistike që karakterizon si Yll Limanin, ashtu edhe Rinën Balaj.

Tekstin e këngës e kanë shkruar Tonic & Denk, në bashkëpunim me Yll Limanin. Për muzikën dhe ritmin janë kujdesur Fatjon Miftari dhe Leon Hajdari.

Që në momentin e publikimit, ky bashkëpunim ka zgjuar interesim të madh te fansat e të dy artistëve. Kënga është mirëpritur pozitivisht në rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar komentet dhe reagimet e shumta entuziaste.