Granit Xhaka dhe Upamecano e mbyllën Kupën e Botës 2026 si dy futbollistët që e kthyen posedimin më së shumti për skuadrat e tyre.
Mbrojtësi i Francës dhe mesfushori i Zvicrës regjistruan nga 44 raste të rikthimit të posedimit, duke ndarë vendin e parë në këtë statistikë të turneut, shkruan Indeksonline
Granit Xhaka ishte kryesori që “Helvetikët” arritën deri në çerekfinale të Kupës së Botës.
Kupa e Botës 2026 u fitua nga Spanja, e cila në finale mposhti Argjentinën me rezultat 1:0 pas vazhdimeve. Golin vendimtar e realizoi Ferran Torres në minutën e 106-të, duke i siguruar “La Rojas” titullin e dytë kampion bote.
Në ndeshjen për vendin e tretë, Anglia triumfoi ndaj Francës me rezultat 6:4, duke e mbyllur turneun në podium, ndërsa Franca u rendit e katërta./Indeksonline/
