Bejta dhe Fatlumi dhuruan një interpretim mbresëlënës të Valles së Shpatave brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 5” (BBVK5), duke tërhequr menjëherë vëmendjen dhe shkaktuar duartrokitje të zjarrta nga banorët e tjerë.

Kjo performancë e veçantë u realizua gjatë programit festiv që ishte organizuar nga vetë banorët, në kuadër të festimeve për nder të Ditës së Flamurit, 28 Nëntorit.

Me thirrjet “Bravo!” dhe duartrokitje të pareshtura, banorët shprehën entuziazmin e tyre për paraqitjen e dyshes.