**Dy shtetas serbë ndalohen në Leposaviq, dyshohen për kalim ilegal kufitar**
Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas serbë, një mashkull dhe një femër, në fshatin Koshuticë të Leposaviqit. Ata dyshohen për kalim ilegal të kufirit. Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës.
Sipas raportit policor, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar. Çështja do të procedohet më tej sipas procedurave të rregullta ligjore.
