Në një deklaratë të publikuar më 18 korrik, u është bërë thirrje Prokurorisë për Krime Lufte të Serbisë dhe Departamentit për Krime Lufte në Beograd që të verifikojnë listat e publikuara dhe, sipas pretendimeve të saj, të përcaktojnë përgjegjësinë penale të personave të përfshirë.

OVL e UÇK-së dhe Instituti “Octopus” i kanë cilësuar këto veprime si pjesë të një strategjie të organizuar ndaj Kosovës dhe ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Këto veprime vijnë në një kohë kur autoritetet serbe kanë vazhduar ndalimet e shqiptarëve në pikat kufitare, nën dyshimet për krime lufte.

Një lëvizje nacionaliste serbe po bën thirrje publike për arrestimin e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke publikuar lista me emra dhe të dhëna personale të personave që pretendon se kanë qenë pjesë e brigadave të UÇK-së.

Këto thirrje vijnë në një kohë kur vazhdojnë arrestimet e shqiptarëve nga autoritetet serbe në pikat kufitare, kinse nën dyshime për krime lufte.

Lëvizja serbe “Zemra e Heronjve”, me seli në Kralevë, në një deklaratë të publikuar më 18 korrik, u ka bërë thirrje Prokurorisë për Krime Lufte të Serbisë dhe Departamentit për Krime Lufte në Beograd që të verifikojnë listat e publikuara dhe, sipas pretendimeve të saj, të përcaktojnë përgjegjësinë penale të personave të përfshirë.

Kjo organizatë kërkon gjithashtu që këto lista t’u përcillen autoriteteve policore të vendeve të Bashkimit Evropian, me synimin që ndaj personave të përfshirë të ndërmerren masa arrestimi edhe jashtë Serbisë.

Bashkë me deklaratën janë publikuar lista që përmbajnë emra dhe data lindjeje të personave të paraqitur si ish-pjesëtarë të Brigadës 111 dhe Brigadës 121 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lidhur me këtë ka reaguar kryetari Organizatës së Veteranëve të UCK-së, Hysni Gucati.

Duke iu bërë thirrje bashkëluftëtarëve të mos kalojnë nga Serbia, në një deklarim për RTK-në, ai tha se ky është realiteti të cilën Serbia e përdor në çdo moment ndaj tyre.

“Kohën e fundit një organizatë ka bërë thirre që të arrestohen veteranët UCK në territorin e Serbisë por edhe më gjerë … të arrestohen njerëzit e këtyre dy brigadave…”, ka thënë Gucati.

Edhe në Institutin “Octopus” vlerësojnë se veprimet e tilla janë pjesë e një strategjie të organizuar të Serbisë kundër Kosovës dhe ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Kosova është duke u marrur me krimet e luftës dhe kriminelet të cilat Serbia i ka bërë në Kosovë, tani edhe Serbia është duke u munduar sikur vazhdimisht të bëjë një kundër balancë me akuza falco siç i ka bërë gjithmonë dhe është duke përdor lista e ushtarëve të UCK që kanë qenë pjesë të luftës duke i akuzuar si kriminel pastaj edhe duke bërë veprime të ndryshe të cilat janë veprime shtetërore”, ka thënë Gurakuq Kuçi, nga instituti ” Octopus”.

I fundit që u arrestua nga autoritetet serbe në një pikëkalim kufitar me Kosovën, nën dyshimin për krime lufte, ishte Osman Selmani. Ai u ndalua më 1 korrik në pikëkalimin kufitar në Mutivodë, derisa po kthehej në vendlindje. Ndaj tij, Gjykata e Lartë në Serbi caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh.