**Ministri Muja dhe kryetari Ferati takohen në Istog, inspektojnë dëmet nga stuhia**

Një stuhi e fuqishme e shoqëruar me breshër ka goditur dje Komunën e Istogut, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, veçanërisht në sektorin e bujqësisë. Rreth 90% e sipërfaqeve të mbjella u dëmtuan rëndë nga breshëri.

Si pasojë e kësaj situate alarmante, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ka shkuar në terren për të vlerësuar dëmet nga afër. Ai ka zhvilluar një takim me kryetarin e komunës, Ilir Feratin, para se të nisen bashkërisht drejt zonave të prekura.