Delegati që kërkon shkarkimin e Lumir Abdixhikut publikon fotografi të Hashim Thaçit

Njëri nga delegatët që ka nënshkruar iniciativën për shkarkimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook një fotografi të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ky delegat është ndër zërat më aktivë në rrjetet sociale kundër Lumir Abdixhikut, ku vazhdimisht shpreh kritika dhe qëndrime që mbështesin largimin e tij nga drejtimi i LDK-së.

Megjithatë, ndryshe nga qëndrimi i tij ndaj kryetarit të partisë së tij, në profilin e delegatit shfaqen edhe publikime mbështetëse për figura politike nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), përfshirë këtu edhe Hashim Thaçin.