Sot shënohet 16-vjetori i vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) në Hagë, e cila më 22 korrik 2010 publikoi opinionin e saj këshillues duke theksuar se deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare.
Gjyqtarët e GJND-së votuan dhjetë pro dhe katër kundër në favor të Kosovës, duke hedhur poshtë pretendimet e Serbisë se shpallja e pavarësisë ishte në kundërshtim me rregullat ndërkombëtare.
Vendimi historik u lexua nga presidenti i atëhershëm i Gjykatës, Hisashi Oada, i cili deklaroi se “miratimi i deklaratës së pavarësisë së 17 shkurtit 2008 nuk ka shkelur të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare”.
Kosova e shpalli pavarësinë e saj më 17 shkurt 2008. Deri më sot, Republika e Kosovës është njohur nga 118 shtete dhe vazhdon përpjekjet për anëtarësim në organizata të ndryshme ndërkombëtare, si dhe për zgjerimin e mëtejshëm të njohjeve.
Vendimi i 22 korrikut 2010 mbetet një nga momentet më të rëndësishme në historinë juridike dhe shtetformuese të Kosovës, duke shërbyer si një referencë thelbësore në mbrojtjen e legjitimitetit të pavarësisë së saj në arenën ndërkombëtare.
