Zbulohet Biseda Mes Princeshës Leonor dhe Ferran Torres
Pas fitores në Kupën e Botës, ekipi kombëtar spanjoll mbërriti në Madrid të hënën për një vizitë te mbreti i Spanjës. Gjatë kësaj vizite, që përfshiu ndalesat tradicionale në pallatin “Zarzuela” dhe pallatin “Moncloa”, vëmendjen kryesore e tërhoqi një bisedë mes sulmuesit Ferran Torres dhe Princeshës Leonor, vajzës së mbretit Felipe VI.
Sipas IndeksOnline, në një video që qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale, Princesha Leonor shihet duke i thënë diçka sulmuesit të Barcelonës, ndërsa lojtarët përshëndeteshin me mbretin dhe mbretëreshën.
Fillimisht, ky komunikim u interpretua nga fansat si një kompliment për Torresin, por e vërteta është ndryshe. Është zbuluar se Princesha Leonor i kishte thënë: “A nuk do ta rruash kokën?”, ndërsa përgjigjja e tij ishte: “Jo, jo.”
Kjo duket të ketë qenë një shaka, pasi Ferran Torres kishte premtuar se do të rruante kokën nëse ekipi i tij do të fitonte Kupën e Botës.
