Një punonjës i Policisë së Kosovës është gjetur i pajetë në varrezat e fshatit Morinë, në Kukës.
Lajmi, i cili vjen nga Abc News duke cituar informacione të Policisë së Shtetit, bën me dije se rreth orës 08:25 u konstatua i vdekur efektivi 35-vjeçar, banues në Prizren. Ai shërbente si punonjës policie në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në Prizren.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Policia e Shtetit njoftoi gjithashtu se po bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës. Qëllimi është verifikimi i faktit nëse arma e sekuestruar është arma e shërbimit e efektivit të ndjerë, si dhe sigurimi i të gjitha të dhënave të nevojshme për dokumentimin e plotë ligjor të çështjes.
