Universiteti i Prishtinës (UP) dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, me synim thellimin e bashkëpunimit institucional në fushën e kërkimit shkencor, zhvillimit të bujqësisë dhe krijimit të mundësive më të mira për studentët. Rektori i UP-së, Arben Hajrullahu, dhe ministri i Bujqësisë, Armend Muja, e vlerësuan marrëveshjen si një hap të rëndësishëm drejt institucionalizimit të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve dhe realizimit të projekteve të përbashkëta, raporton Ekonomia Online.

Rektori i UP-së, Arben Hajrullahu tha se po synohet që për studentët të krijohen kushtet adekuat.

“Kemi filluar me bë marrëveshje me ministri të ndryshme në fusha të ndryshme me idenë që ne kemi institute edhe qendra, kemi institute edhe qendra kërkimore e që mund t’ju ofrojnë shërbime për uh institucione publike apo nivilit qendror dot nivilit lokal.
Ne kemi arritur marrëveshje me Ministrinë e Drejtësisë, me Ministrinë e Mbrojtjes, me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor aty Mjedisit këtë për Komunikim dhe për Telekomunikacion e Transport, se është. Edhe jam shumë i lumtur që po arrijmë edhe marrëveshje me Ministrinë e Bujqësisë. Në Ministri të Bujqësisë na kemi interes të jashtëzakonshëm që kur e sheh planin kombëtar të shkencës, kur e sheh strategjitë zhvillimore të këtij vendi, aty del qartë se ky vend i ka dy mundësi më të mira për me mundur me u zhvilluar, që është bujqësia edhe teknologjia e informacionit, që këtu dalin si prioritete.
Prej ditës së parë si rektor, tetor 2024-ës, kemi provuar me bë të pamundurën me zhvilluar e me stabilizuar gjendjen në Fakultetin e Bujqësisë edhe Veterinarisë, i cili nuk ka qenë në gjendjen më të mirë të mundshme për shkak të problemeve të stresuara edhe pronësore”, tha Hajrullahu.

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja tha se nënshkrimi i memorandumit është hap i parë për të dy institucionet drejt bashkëpunimit.

“Mendoj që është një hap i parë shumë i rëndësishëm për të dyja insitucionet. Kjo e institucionalizon pakëz qasjen mes dy institucioneve të rëndësishme që i ka Kosova. Sigurisht në përbërjen e saj është Universiteti i Prishtinës, me gjithë atë potencial.
Sa i përket marrëveshjes, menjëherë do kërkojmë që të ulemi bashkë dhe të kemi një plan pune për ecjen e kësaj marrëveshje. Ajo e ka një supozim. Është Universiteti i Prishtinës po ashtu që ka një me kërkime shkencore, i cili sigurisht është i njëjtë si unë me e pasur një plan kombëtar për kërkim shkencor.
Dhe duke marrë parasysh edhe fuqinë që ka Ministria në tërësi, pra Ministria e Bujqësisë në veçanti, është e rëndësishme që këto të jenë në funksion komplementar me njëra-tjetrën.
Aty është fjalë për pronën ku është e lidhur me çështjen e pronës. Është e vërtetë që ajo pjesë është e lirë. Nuk është më e doganës. Por aty ka qenë një hapësirë ku Universiteti i Prishtinës, me Institutin Bujqësor më përpara, e kanë projektuar bujqësinë e Kosovës”, tha ai.