**Takim Gashi-Qelaj: Në fokus bashkëpunimi ndërinstitucional**

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Arian Gashi, mirëpriti në takim Avokatin e Popullit, Naim Qelaj. Gjatë këtij takimi, ata diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Sipas njoftimit të lëshuar, fokusi kryesor i takimit ishte respektimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në kuadër të procedurave penale.

Palët ranë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit dhe komunikimit të ndërsjellë, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit dhe rritjes së besimit të publikut në sistemin e drejtësisë.