Manchester City edhe zyrtarisht ka vazhduar kontratën me futbollistin Phil Foden.
Mesfushori anglez do të jetë pjesë e cityzens deri më 30 qershor 2030, shkruan IndeksOnline.
“Ne gjithmonë luftojmë për titullin ose sfidën e radhës dhe ky është klubi që duam të jemi. Ne duam të jemi një klub masiv që garon për të gjitha trofetë dhe mund ta shihni qëndrimin e lojtarëve edhe në seancat e para stërvitore që mezi presim të rikthehemi dhe të përpiqemi të fitojmë trofe”, deklaroi Foden pas nënshkrimit të kontratës.
26-vjeçari sezonin e kaluar shënoi 9 gola dhe bëri 6 asiste./IndeksOnline/
