Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes së një automjeti në Gjilan. Ngjarja ka ndodhur të premten, rreth orës 22:00, në rrugën “Vaqe Zela” të qytetit.
Sipas raportit policor, një qytetar kosovar ka denoncuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën nga garazhi i tij privat.
Lidhur me këtë rast, është njoftuar edhe prokurori përkatës, ndërsa njësitë policore janë duke vazhduar hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
