**Gjendet vetura e vjedhur në Gjilan, i dyshuari kryesor dyshohet se e kishte shitur**
Policia e Kosovës ka lokalizuar dhe gjetur një veturë të denoncuar si të vjedhur në Gjilan.
Sipas informacioneve të policisë, vjedhja dyshohet të ketë ndodhur në periudhën ndërmjet datave 23 dhe 24 korrik, midis orës 10:00 dhe 20:00.
Pas veprimeve intensive hetimore, më 25 korrik, policia e gjeti automjetin në posedim të një personi tjetër. Ky i fundit dyshohet se e kishte blerë veturën nga autori i dyshuar i vjedhjes.
Ndërkohë, autori i dyshuar i vjedhjes vazhdon të jetë në kërkim nga Policia e Kosovës, e cila po intensifikon përpjekjet për lokalizimin dhe arrestimin e tij.
