Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar familjen e heroit Enver Zymberi, në 15-vjetorin e rënies së tij. Kjo vizitë u realizua në Ditën Përkujtimore të Policisë së Kosovës, në nderim të të gjithë efektivëve që humbën jetën në krye të detyrës. Lajmi bëhet i ditur nga Ekonomia Online. Gjatë kësaj vizite, kryeministri Kurti u prit nga djali i Enver Zymberit, Sokol Zymberi.