Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri, është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit e saj momente nga jeta e përditshme.

Së fundmi, ajo ka nisur pushimet në një destinacion luksoz.

Si rrallëherë, Adelina ka publikuar disa fotografi ku shfaqet krah bashkëshortit të saj, avokatit nga Maqedonia e Veriut.

Në këto imazhe, çifti duket tepër i lumtur dhe i afërt, duke shijuar pushimet e tyre së bashku.