Ballkani zyrtarizon sulmuesin Dijar Nikqi si përforcimin e fundit
FC Ballkani ka bërë të ditur zyrtarizimin e sulmuesit 21-vjeçar, Dijar Nikqi, i cili i bashkohet skuadrës suharekase si përforcimi i radhës.
Nikqi aktivizohet si qendërsulmues dhe sjell me vete përvojë nga futbolli shqiptar dhe kosovar. Gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur për klube si Tirana, Teuta, Vora dhe së fundmi Liria.
Sulmuesi i ri ka përfaqësuar gjithashtu Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, duke qenë pjesë e Kombëtares U21.
Klubi i Ballkanit e ka mirëpritur Nikqin në radhët e veta, duke i uruar suksese dhe kontribut të rëndësishëm me fanellën portokalli-e-zezë.
Me këtë transferim, skuadra kosovare vijon forcimin e organikës së saj para sfidave të reja në sezonin e ardhshëm.
(Burimi: Indeksonline)
