Influencuesja 27-vjeçare vritet në Kolumbi, arrestohet një i dyshuar
Influencuesja kolumbiane Angie Marcela Ramírez Vargas, 27 vjeçe, është vrarë me armë zjarri në mesditë. Ngjarja ndodhi ndërsa ajo priste në automjetin e saj në një semafor, pranë një qendre tregtare në qytetin Pitalito, në jug të Kolumbisë.
Sipas autoriteteve, dy persona iu afruan mjetit të saj dhe e qëlluan nga afër, duke i shkaktuar vdekjen në vendngjarje.
Sulmi ndodhi në një zonë me qarkullim të dendur, duke shkaktuar panik mes kalimtarëve dhe drejtuesve të tjerë të mjeteve.
Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar në lidhje me ngjarjen. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të identifikuar autorin tjetër dhe për të zbardhur motivin e këtij krimi.
Ekzekutimi i saj ka tronditur opinionin publik në Kolumbi, ndërsa rasti vazhdon të jetë nën hetim të thelluar.
