Presidentja Vjosa Osmani do t’ia dorëzojë detyrën, kryeparlamentares Albulena Haxhiu, nesër, të shtunën.

Kështu ka bërë të ditur zyra e Presidencës për media.

Ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës do të mbahet në kabinetin e Presidencës në orën 16:00.