Ministria e Tregtisë sqaron publikimin e të dhënave të bizneseve në ARBK, pas shqetësimit të deputetit të LDK-së
Ministria e Tregtisë (MT) ka reaguar përmes një komunikate për media, pasi deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, kishte ngritur shqetësimin publikisht, duke deklaruar se shumë të dhëna të bizneseve në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK) janë të qasshme.
Në sqarimin e saj, Ministria theksoi se të gjitha të dhënat që publikohen bëhen të qasshme në bazë të Ligjit dhe me qëllim të rritjes së transparencës.
