**Një shtetase gjermane e kërkuar nga policia ndalohet në Aeroportin e Prishtinës**
Një shtetase gjermane, e cila ishte në kërkim policor për veprën penale të “Shpërdorimit të pasurisë së huaj”, është ndaluar më 1 gusht në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Pas intervistimit nga autoritetet kompetente, e dyshuara, me urdhër të prokurorit, është liruar, duke iu nënshtruar procedurës së rregullt ligjore.
