Qeveria e Francës ka vendosur ta rrisë pagën minimale me 1.6 për qind, duke e çuar atë në rreth 1.502 euro neto në muaj.
Vendimi është bërë i ditur të hënën nga kryeministri francez, Sébastien Lecornu, pas takimit me përfaqësuesit e sindikatave dhe punëdhënësve.
Rritja do të hyjë në fuqi më 1 dhjetor, një muaj më herët sesa përshtatja automatike që ishte paraparë për janar të vitit të ardhshëm.
Me këtë ndryshim, punëtorët që paguhen me pagën minimale do të marrin rreth 24 euro më shumë në muaj.
Vendimi vjen në kohën kur Franca po përballet me protesta të shumta lidhur me koston e jetesës dhe fuqinë blerëse.
Megjithatë, sindikatat e kanë konsideruar të pamjaftueshme këtë rritje.
Lecornu e ka cilësuar rritjen si një nga më të rëndësishmet e dy dekadave të fundit, ndërsa sindikatat kanë paralajmëruar vazhdimin e protestave.
