Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza e ka refuzuar ftesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për takim.
Hamza, në një letër të cilën e ka siguruar Gazeta Express, i ka shkruar Kurtit se PDK-ja do të qëndrojë në opozitë.
“I nderuar Kryeministër në detyrë, z. Albin Kurti, Ju falënderoj për ftesën për takim. Duke iu referuar takimit tonë të datës 10 korrik 2026 dhe qëndrimit publik të PDK-së, ju rikonfirmoj se, në rrethanat aktuale, qëndrimi ynë është që të vazhdojmë të qëndrojmë në opozitë”, shkroi ai në letër.
Kryetari i PDK-së shkroi se presin që LVV-ja dhe partitë e tjera të arrijnë marrëveshje për krijimin e institucioneve.
“Presim që ju, në përputhje me përgjegjësitë që ju burojnë nga zgjedhjet e 7 qershorit 2026, së bashku me partitë e tjera të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, të arrini marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja të vendit. Me respekt, Bedri Hamza; Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës”, shkroi ai.

