Pas transferimit të Mirlind Dakut, Vesa Vllasiu befason me pamjen e re
Vesa Vllasiu, një nga figurat më të komentuara në mediat rozë, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes publike. Lidhja e saj me futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Dakun, ka bërë që jeta e saj të ndiqet me interes, raporton IndeksOnline.
Këto ditë, Mirlind Daku ka ndryshuar skuadër, duke u transferuar tek gjiganti rus, Spartak Moska, një lëvizje që shënon një hap të rëndësishëm në karrierën e tij.
Ndërkohë, ndryshime ka bërë edhe vetë Vesa. Në postimin e saj më të fundit në rrjetet sociale, ajo është shfaqur me një pamje krejtësisht të re.
Me këtë stil të rinovuar, duket se Vesa po synon të ofrojë edhe më shumë mbështetje dhe frymëzim për bashkëshortin e saj, teksa ai përgatitet për sfidat e reja në ligën ruse.
