Juventusi mbetet i interesuar për portierin japonez Zion Suzuki, por çmimi i lartë i kërkuar nga Parma e ka vështirësuar transferimin.

Sipas Corriere dello Sport dhe L’Equipe, një zgjidhje e mundshme është që Paris Saint-Germaini ta blejë Suzukin për rreth 30 milionë euro dhe më pas ta huazojë te Juventusi për sezonin 2026/27.

Kjo ide thuhet se ka lindur gjatë bisedimeve mes dy klubeve për transferimin e Randal Kolo Muanit. Nëse marrëveshja për Suzukin nuk realizohet, alternativa kryesore e Juventusit mbetet portieri i Tottenhamit, Guglielmo Vicario, i cili vlerësohet rreth 15 milionë euro.