**Reshitaj: Është normale mbledhja para seancës konstituive të Kuvendit**
Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Albena Reshitaj, iu deklarua mediave para fillimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të partisë.
Ajo theksoi se është praktikë normale që grupet parlamentare të mbajnë takime pune një ditë para seancës konstituive të Kuvendit.
“Tani është hera e parë që unë marr pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të LDK-së. Të shohim se si do të shkojë e gjithë mbledhja dhe besoj se pas saj do të jepet qëndrimi. Normalisht, nesër është seanca e parë e Kuvendit për konstituimin e tij dhe është shumë normale të mbahet një mbledhje, një takim pune, para seancës së Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka shtuar Reshitaj.
