**Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ende nuk ka marrëveshje, do t’ju njoftojmë kur të arrihet**
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ende nuk është arritur një marrëveshje, raporton Ekonomia Online.
Në një deklaratë të shkurtër për mediat, dhënë pas përfundimit të takimit, Kurti theksoi se nuk ka asgjë konkrete për t’u bërë publike derisa palët të arrijnë një mirëkuptim.
“Nuk kemi lajme, përderisa nuk kemi marrëveshje. Por, kur ta realizojmë marrëveshjen, do të mund t’ju njoftojmë”, u shpreh Kurti.
