Po raportohet për një takim të ri mes kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe atij të LDK’së, Lumir Abdixhiku, në Kuvendin e Kosovës.

Kurti e Abdixhiku u takuan mbrëmë për gati tri orë, por pa një marrëveshje të arritur.

Takimi i sotëm vjen vetëm një ditë pas seancës konstituive të Kuvendit, e cila nis nesër në orën 10:00

Mbrëmë edhe Kurti edhe Abdixhiku përmendën mundësinë e zgjedhjeve të reja, por të dy deklaruan se nuk i duan ato.

Gazeta Express ka provuar të kontaktojë me zyrtarë nga të dyja partitë, por s’kanë qenë të qasshëm.

Aktualisht para Kuvendit të Kosovës po qëndrojnë gazetarët që po presin përfundimin e takimit dhe deklarimet e dy kryetarëve – nëse do të ketë.