Haziri: Kuvendi konstituohet sot sipas rezultatit zgjedhor, ende s’ka marrëveshje me VV-në

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit, deklaroi se legjislativi do të konstituohet sot, duke respektuar rezultatin zgjedhor. Ai pohoi se ende nuk është arritur një marrëveshje për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje (VV).

Haziri theksoi se LDK-ja do të vazhdojë bashkëpunimin me VV-në me qëllim arritjen e një marrëveshjeje funksionale, në interes të agjendës shtetërore.

“Aktualisht jemi në bashkëpunim me partinë fituese dhe po bisedojmë për të krijuar një marrëveshje funksionale në interes të agjendës së Republikës. Diskutimet tona janë ende në nivelin e parimeve për funksionimin e një bashkëpunimi të qëndrueshëm,” deklaroi Haziri.

Ai shtoi se “Kuvendi do të konstituohet sot, sipas rezultatit zgjedhor. Praktikisht, për këtë nuk ka dhe nuk ka pasur nevojë për marrëveshje të veçantë,” tha Haziri para mediave.