Gjermania ka nisur instalimin e sistemeve të reja kundër dronëve në tetë aeroportet më të mëdha të vendit, pas rritjes së incidenteve të sigurisë pranë zonave aeroportuale.
Teknologjia e re synon të zbulojë dhe neutralizojë dronët e paautorizuar që mund të paraqesin rrezik për avionët dhe pasagjerët.
Sistemet po instalohen në aeroportet e Frankfurtit, Berlinit, Mynihut, Düsseldorf-it, Stuttgartit, Hamburgut, Leipzigut dhe Këlnit.
Vendimi vjen pas disa incidenteve, përfshirë një rast në Leipzig, ku dyshohet se një dron që mund të transportonte eksplozivë u gjet pranë një avioni ukrainas të ngarkesave.
Autoritetet gjermane synojnë që aeroportet kryesore të pajisen me sistemet e reja të mbrojtjes deri në fund të vitit.
