**Qytetar gjakovar dorëzon në polici 3800 euro të gjetura**

Më 6 gusht 2026, në Stacionin Policor të Gjakovës, z. I. Fetahu dorëzoi një zarf me 3,800 euro, të cilin bashkëshortja e tij e kishte gjetur në një institucion publik.

Pas verifikimeve të kryera, u konstatua se shuma në fjalë ishte raportuar e humbur nga pronari i saj më 4 gusht 2026. Hetimet e mëtejshme vërtetuan se paratë i përkisnin personit që kishte bërë raportimin dhe, si pasojë, ato iu kthyen pronarit legjitim.

Policia e Kosovës ka falënderuar familjen Fetahu për ndershmërinë dhe bashkëpunimin e shfaqur, duke e cilësuar veprimin e tyre si një shembull pozitiv të përgjegjësisë qytetare dhe bashkëpunimit me institucionet e rendit.