Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani kanë nënshkruar të premten një marrëveshje thelbësore mbrojtëse, me synim thellimin e bashkëpunimit midis këtyre tre fuqive rajonale, në sfondin e shqetësimeve të shtuara për sigurinë. Këtë e bëri të ditur Ministria e Jashtme e Pakistanit.
Pakti u finalizua gjatë një takimi të mbajtur në Arabinë Saudite. Në këtë takim morën pjesë Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, dhe Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif.
Sipas deklaratës së ministrisë, marrëveshja synon të forcojë parandalimin e përbashkët kundër çdo akti agresioni. Ajo specifikon se çdo sulm i armatosur kundër njërit prej tre shteteve do të konsiderohet si një sulm ndaj të gjithëve. Gjithashtu, marrëveshja parashikon zgjerimin e bashkëpunimit mbrojtës në të gjitha fushat mes tre vendeve.
