Omar Abdulkadir Artan, arbitri somalez që nuk u lejua të hynte në SHBA për Botërorin 2026 për shkak të emrit të njëjtë me një anëtar të grupit terrorist Al Shabab, do të vendosë drejtësinë në ndeshjen e Superkupës së Evropës mes Paris Saint Germainit dhe Aston Villës e programuar të zhvillohet, më 12 gusht.

Arbitër i katërt është caktuar të jetë slloveni Rade Obrenoviq, ndërsa në sallën VAR do të jenë italiani Marco di Bello dhe spanjolli Guillermo Cuadra Fernandez.