Personi i dyshuar për sulmin me armë në shkollë, ku humbën jetën disa persona të premten, ka vdekur pasi ia drejtoi armën vetes, ka bërë të ditur kryeministri i Tajlandës, Anutin Charnvirakul.

“Konfirmoj se ai vendosi t’i japë fund jetës së tij”, u tha Anutin gazetarëve.

I dyshuari më herët ishte në gjendje kritike pas të shtënave në shkollën Debsirin Nonthaburi, pranë Bangkokut, ndërsa mjekët po i ofronin trajtim urgjent.

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në Tajlandë, pasi një djalë adoleshent qëlloi me armë gjyshërit e tij dhe disa mësues të shkollës.

Mbi 30 persona të tjerë janë plagosur, ndërsa nëntë prej tyre janë në gjendje të rëndë, ka bërë të ditur kryeministri Anutin Charnvirakul.