Haradinaj: Kurti qëllimisht shkeli afatin kushtetues për konstituimin e Kuvendit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, deklaroi se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, si dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, qëllimisht shkelën afatin kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ai theksoi se të gjitha partitë politike duhet të jenë të kujdesshme lidhur me mënyrën se si do të veprojnë në vazhdim, pas situatës së re të krijuar.

“Duhet të jemi të kujdesshëm se si do të veprojmë në vijim. Afati kushtetues është shkelur. Kjo kërkon një qasje të kujdesshme, pasi situata nuk është e njëjtë si para mesnatës së djeshme, sepse rendi kushtetues ka hyrë në një situatë të re,” theksoi Haradinaj.

“Kemi hyrë në një situatë të rrezikshme. Duhet të bëjmë kujdes si Kosovë, në mënyrë që rendi ynë kushtetues të ruhet,” përfundoi Haradinaj.