Arian Tahiri, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), deklaroi se dita e sotme nuk ishte e favorshme për vendin. Sipas Tahirit, mbrëmjen e kaluar u cenua “rëndë rendi kushtetues”. Ai theksoi se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) “ka vota për ta zgjedhur kryetarin. Ata refuzojnë të propozojnë emër dhe provojnë që të prodhojnë krizë politike”.