Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT) ka njoftuar se ditën e sotme nuk do të aplikohen kufizime për qarkullimin e automjeteve të transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
“Bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit”, thuhet në njoftimin e MIT-së.
Ministria thekson gjithashtu se do të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike dhe do të njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo rast kur plotësohen kushtet për zbatimin e këtij vendimi.
