**Aksident fatal në Prishtinë, ndërron jetë neurologu i njohur Rrahman Maxharraj**

Një aksident tragjik ka ndodhur të shtunën në Prishtinë, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

Viktima e këtij aksidenti është identifikuar si mjeku Rrahman Maxharraj, neurolog i mirënjohur. Ai njihet si një prej neurologëve të parë në trojet shqiptare.

Familja e tij ka shprehur dhimbje të thellë për humbjen e të dashurit të tyre, përmes një njoftimi.

“Me pikëllim të thellë e me zemër të thyer, njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se sot, më 08.08.2026, si pasojë e një aksidenti tragjik, u nda nga jeta njeriu ynë më i dashur, Dr. Rrahman Maxharraj”, thuhet në njoftimin e familjes.

Familja Maxharraj ka bërë të ditur se varrimi do të mbahet sot, e diel, në orën 16:40, në varrezat e Dragodanit.