Arrestohet një person pas të shtënave me armë në Podujevë
Policia ka arrestuar një person në fshatin Llapashticë të Podujevës, i dyshuar se ka shtënë me armë zjarri gjatë një feste familjare.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës.
Në vendin e incidentit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë me gaz, 18 fishekë dhe 23 gëzhoja.
I dyshuari, një mashkull kosovar, është intervistuar pas arrestimit. Më pas, me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar me dyshimin për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.
