Kryeprokurori Gashi dhe drejtori i Doganës, Llugaliu, forcojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit ekonomik

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pritur në takim drejtorin e Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu. Ky i fundit e uroi Kryeprokurorin Gashi për detyrën e re.

Diskutimet u përqendruan në intensifikimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional, me synim parandalimin, zbulimin dhe ndjekjen e veprave penale që dëmtojnë interesat ekonomike dhe financiare të Republikës së Kosovës.

Palët ranë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta, në kuadër të kompetencave ligjore të institucioneve përkatëse. Kjo ka për qëllim rritjen e efikasitetit në luftën kundër kriminalitetit dhe forcimin e sundimit të ligjit.