Llapi ka bërë transferimin e radhës në merkaton e verës.

Bëhet fjalë për kamerunasin Abdoulaye Yahaya, i cili erdhi nga skuadra e Leixoes.

Yahaya, nënshkroi kontratë dyvjeçare me Llapin dhe luan në pozitën e sulmuesit të krahut të djathtë.

Me një eksperiencë të pasur në futbollin evropian, ai ka qenë pjesë e skuadrave si Újpest FC, Tuzlaspor, FCV Dender, Francs Borains dhe Leixões SC, duke u aktivizuar në kampionate të ndryshme evropiane./IndeksOnline/