Mjet i pashpërthyer zbulohet në Klinë, intervenojnë KFOR-i dhe FSK-ja

Një mjet i pashpërthyer është zbuluar të hënën në fshatin Gllarevë të Klinës, gjatë punimeve me ekskavator.

Sipas raportit policor, incidenti ka ndodhur kur një punëtor, gjatë operimit me ekskavator, ka ndeshur në mjetin e pashpërthyer.

Pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë shkuar njësitë për deminim të KFOR-it dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilat kanë realizuar largimin e sigurt të mjetit.

Nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.