**Sulm ndaj zyrtarëve policorë në Vushtrri: Dy persona dërgohen në mbajtje**
Dy persona janë arrestuar në Vushtrri, pasi dyshohet se kanë penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës së tyre.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur mesditën e së hënës në rrugën “Bedri Pejani” në Vushtrri.
Si pasojë e sulmit, zyrtarët policorë të lënduar kanë marrë trajtim mjekësor.
Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rasti është nën hetim nga organet kompetente.
