Industria vendore e qumështit po përballet me sfida, ndërsa prodhuesit paralajmërojnë se vendimet institucionale po rrezikojnë konkurrueshmërinë dhe të ardhmen e këtij sektori.

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Kosovës, Kushtrim Ajvazi, ka ngritur shqetësime për trajtimin e prodhuesve vendorë, duke kritikuar veçanërisht vendimin e fundit të Ministrisë së Bujqësisë. Sipas tij, është paradoksale që një produkt i njëjtë lejohet të importohet në Kosovë, ndërsa prodhuesit vendorë kufizohen në prodhimin dhe eksportin e tij.

Ai paralajmëron se nëse kjo qasje institucionale vazhdon, pasojat mund të shtrihen edhe në sektorë të tjerë të industrisë vendore.

“Ajo çka do të bëjmë sot është të prezantojmë realisht se çka ka ndodhur në realitet dhe do të mundohemi t’i përmendim qytetarit se si një industri e cila është ndërtuar me mund tash e dy dekada është ka tentohet të rrënohet në tërësi nga disa persona të cilët thiren se po e ndërtojnë vendin, por në fakt ata po e rrënojnë çdo ditë vendin. Më falni, do të jem shumë i drejtpërdrejtë në këtë drejtim, sepse është diçka që është ka e prek të gjithë industrinë prodhuese, jo vetëm sektorin e qumështit”, tha Ajvazi.

Sipas tij, institucionet duhet të kenë kujdes në raport me prodhuesit vendorë, pasi vendimet që prekin një sektor mund të kenë pasoja edhe në sektorë të tjerë.

“Ajo çka është duke ndodhë me industrinë e sektorit të qumështit nesër ka me ndodhë edhe me industri të tjera nëse vazhdohet në sistemin e tillë se si po sillet, sillen institucionet e vendit me prodhuesit vendorë, të pasur parasysh që krejt çka kemi bërë ne është të rritim vlerën e këtij vendi. Ne vazhdimisht kemi fjalë e gojën plot prodhim vendor, por në fakt ne jemi rrënuesit r prodhimeve vendore me sjelljet e fundit”, deklaroi ai.

Ajvazi tha se produktet vendore janë përballur me konkurrencën e importeve, ndërsa theksoi se Shoqata e Prodhuesve të Kosovës nuk është kundër importit.

“Këtu para nesh janë disa produkte të cilat janë produkte të cilat prodhuesit vendorë me mund e me shpirt janë munduar me ndalë importin, përkatësisht me zëvendësuar importin tuj konkurruar këtyre produkteve. Ta kemi të qartë që në fillim, si Shoqatë e Prodhuesve të Kosovës nuk jemi kundër importit të produkteve të cilitdo lloj që hyjnë në vendin tonë, mirëpo është e padrejtë ajo se çka është duke ndodhur aktualisht”, tha Ajvazi.

Ai ka kritikuar vendimin e fundit të Ministrisë së Bujqësisë, duke thënë se i njëjti produkt lejohet të importohet, por nuk lejohet të prodhohet në Kosovë dhe të eksportohet.

“Ju që i shihni të gjitha këto produkte, sigurisht në mesin e tyre ka edhe shumë produkte që s’kemi arritur me i sjellë në tavolinë e që shihen çdo ditë në raftet e marketeve tona, të cilat produkte, sipas vendimit të fundit të Ministrisë së Bujqësisë, lejohen të importohen i njëjti produkt, me përbërje të njëjtë identike, lejohet të importohet nëse vjen import, por i njëjti produkt nuk lejohet të prodhohet në vendin tonë e aq më pak edhe të eksportohet nga vendi jonë”, u shpreh ai.

“Prandaj kjo është jashtëzakonisht shumë shqetësuese. Ne e dimë, jemi të vetëdijshëm edhe kemi qenë bashkëpunues me institucionet e vendit për të gjitha kërkesat që i kemi edhe fatkeqësisht kështu edhe jemi rritur si prodhues edhe kemi depërtuar edhe me produkte të tjera në tregun rajonal, Bashkimin Evropian edhe më gjerë”, shtoi Ajvazi.

Ai tha se institucionet e Kosovës duhet të punojnë për të mundësuar depërtimin e prodhuesve vendorë në tregjet evropiane, veçanërisht në sektorin e qumështit dhe produktet me bazë shtazore.

“Tash ka qenë ndoshta edhe detyrë direkte e Ministrisë edhe edhe e institucioneve të vendit me punuar që me u mundësuar këtyre bizneseve, e sidomos sektorit të qumështit dhe të gjitha produkteve me bazë shtazore, me depërtuar në tregun evropian, kur kemi arritur me depërtuar edhe në tregun ballkanik, edhe ato po fillojmë edhe edhe po i ndërpremë”, tha ai.

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Kosovës theksoi se prodhuesit nuk janë kundër kontrolleve institucionale, duke i konsideruar ato të domosdoshme për garantimin e cilësisë së produkteve.

“Çka po ndodh në realitet në vendin tonë aktualisht? Duhet me e ditë të gjithë qytetarët e këtij vendi: nuk jemi kundër kontrolleve nga institucionet e vendit, përkundrazi, jemi bashkëpunëtorë kryesorë”, deklaroi Ajvazi.

Ai tha se produktet që eksportohen nga Kosova i nënshtrohen kontrolleve dhe verifikimeve për përmbushjen e kritereve të përcaktuara.

“Çdo produkt i Kosovës i cili eksportohet i ka disa certifikata, të cilat analizohen edhe vijnë verifikohen ato fabrika a i plotësojnë ato kritere”, tha Ajvazi.

Duke folur për përdorimin e vajit të palmës, Ajvazi tha se prodhuesit vendorë janë përballur me kërkesa dhe kufizime të cilat, sipas tij, kanë ndikuar në konkurrueshmërinë e tyre.

“Në ndërkohë vjen një vendim i cili thotë se fillimisht duhet të aplikohet për kompanitë të cilat e përdorin vajin e famshëm që po quhet vaj i palmës, që e kanë bërë, e kanë bërë temë jashtëzakonisht shpesh shumë të madhe këtë punën e palmës, thuajse se ky është një kancer qaq i madh për vendin tonë edhe ne ishim të vetmit në këtë rruzull tokësor që kishim me këtë bërë, kishim me i dëmtuar popullin tonë”, tha ai.

“Janë produkte të cilat neve na kanë detyruar, këtë produktet e importit, janë produkte të cilat ne tu bërë konkurrencë me këtë, na kanë detyruar me përdorë realisht edhe nënprodukte të tyre”, përfundoi Ajvazi.