Kërkohet Paraburgim për Korab Bajgorën, Dyshohet se Kërcënoi Familjen Haradinaj

Prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për Korab Bajgorën, nën dyshimin se ka kërcënuar ish-kryeministrin dhe liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, si dhe familjen e tij.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, e ka konfirmuar këtë rast për portalin IndeksOnline.

“Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për personin me çrregullime mendore,” tha Nikçi.

Aktualisht, Korab Bajgora ndodhet i shtruar dhe po trajtohet në Klinikën e Psikiatrisë.