Zbulohet identiteti i një prej konkurrentëve të parë të “Big Brother VIP Kosova 5”

Përgatitjet për edicionin e pestë të “Big Brother VIP Kosova” (BBVK) tashmë kanë nisur, duke u fokusuar në përzgjedhjen e konkurrentëve. Moderatori Alaudin Hamiti ka bërë të ditur se emrat e shqyrtuar deri më tani lënë të kuptohet se grupi i tyre do të jetë mjaft premtues.

Dhe tani, detaji i parë konkret është zbuluar. I pyetur nga një ndjekës nëse mund të jepte një indici rreth një prej konkurrentëve të rinj të këtij viti, Alaudini u përgjigj shkurt: “Në rregull… zhigolo”. Kështu, pa zbuluar emrin, ai konfirmoi se një prej profileve të edicionit të pestë do të jetë një zhigolo, duke paralajmëruar një grup konkurrentësh që pritet të ngjallë debat dhe reagime të shumta.

Në fakt, ndër vite, BBVK është shquar për përzgjedhje të guximshme, duke prezantuar personazhe nga komuniteti LGBT e deri te Alby, e cila para hyrjes në edicionin e dytë kishte punuar si aktore në filma për të rritur. Ky format ka sjellë në ekran profile që më parë shiheshin rrallë në televizionin kosovar, duke thyer kështu jo pak tabu.

Lidhur me datën konkrete të nisjes së BBVK 5, ajo ende nuk është bërë publike, por Alaudini ka konfirmuar se transmetimi pritet të fillojë gjatë vjeshtës. Edhe studioja mbetet mister. I pyetur nëse do të ketë ndryshime këtë sezon, moderatori ka zgjedhur të mos zbulojë asgjë, duke lënë hapësirë për surpriza, veçanërisht në netët kryesore të spektaklit.

Në përmbledhje, “Big Brother VIP Kosova 5” do të vijë gjatë vjeshtës, ndërsa grupi i konkurrentëve po plotësohet, me profilin e parë të zbuluar si një zhigolo. Për më shumë informacione rreth këtij emisioni të formatit reality-show dhe jo vetëm, na ndiqni edhe gjatë muajit gusht, pasi ‘Prive nga Liberta Spahiu’ nuk do të ndalojë së transmetuari as këtë muaj.