**Totaj: Qeveria Tërheq Fondet Komunale, Rrezikohet Ndërprerja e Energjisë në Shkollat e Prizrenit për Shkak të Borxheve ndaj KEDS-it**
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka paralajmëruar se shkollat e qytetit rrezikojnë të mbeten pa energji elektrike. Kjo vjen si pasojë e borxheve të akumuluara që Komuna ka ndaj kompanisë për furnizim me energji, KEDS.
Totaj ka shpjeguar se shkaku kryesor i kësaj situate financiare është tërheqja e vazhdueshme e fondeve nga buxheti i Komunës së Prizrenit nga ana e Qeverisë Qendrore.
“Ne nuk kemi mjete për të paguar energjinë elektrike, sepse Qeveria na i tërheq fondet nga çdo zë buxhetor, kudo që i gjen,” – ka theksuar Totaj gjatë një deklarate për televizionin T7.
