Publicisti Ilir Mirena ka reaguar për situatën politike në vend, duke thënë se nuk ka marrëveshje me Albin Kurtin dhe se opozita nuk duhet të ketë iluzione për këtë.

Përmes një postimi në Facebook, Mirena ka thënë se Kurti, sipas tij, duhet të detyrohet të marrë vesh, ndërsa ka kritikuar opozitën për mënyrën se si po vepron.

Ai ka deklaruar se opozita nuk duhet të marrë pjesë në seancat e Kuvendit, duke argumentuar se afatet kushtetuese për konstituimin e tij janë shkelur.

“Opozita, që me vota vendore përfaqëson më shumë votues se sa VV-ja, duhet të bllokojë me protesta hyrjen në Qeveri dhe Kuvend. Duhet të vendosen tenda dhe protesta rreth e rrotull tyre 24 orë pa ndërprerë”, ka shkruar Mirena.